Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka dhënë mundësinë Marash Kumbullës për të rifituar një vend në skuadër pas përjashtimit ndaj Napolit.
Qendërmbrojtësi është i vetmi nga lojtarët e përjashtuar që është ftuar për ndeshjen e sotme ndaj Cagliarit dhe Il Corriere dello Sport pretendon se atij i është dhënë një shans për një fillim të ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Por Kumbulla tani është në një pozicion që duhet ta shfrytëzojë në avantazhin e tij, të jetë gati në rast se trajneri ka nevojë për të dhe ta bëjë Mourinhon të harrojë të gjitha gabimet e bëra në Norvegji.
Gazeta me bazë në Romë pretendon se Kumbulla ishte një nga performuesit më të dobët në Bodo, kur filloi ndeshjen e tretë në kompeticionin evropian.
/GazetaBlic Sport
#Kumbulla c’è: per lui la chance di un nuovo inizio#ASRoma #CagliariRoma #SerieA #CorrieredelloSport https://t.co/QcRI81ZY13
— pagineromaniste.com (@PagineRomaniste) October 27, 2021


