Sporti

Kumbulla flet për Mourinhon: Ai të thotë të vërtetën në fytyrë

12/29/2024 12:14
nga:Lorik J

Në gushtin e këtij viti, Marash Kumbulla u largua nga Roma në formë huazimi për të provuar eksperiencën e tij të parë jashtë Italisë duke veshur fanellën e Espanyol. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur për mediat rreth situatës që ai ndodhej në kryeqytetin italian.

“Te Roma kisha shumë presion, ata janë një ekip i madh në Itali. Tifozët kërkojnë shumë, por unë u argëtova shumë te Roma dhe presioni më ndihmoi shumë të piqesha si lojtar”

Dëmtimi i rëndë në vitin 2023 – “Ishte e vështirë. Kur mësohesh të luash futboll çdo ditë dhe të stërvitesh, është shumë e vështirë të jesh jashtë për tetë muaj”

“Ai jua thotë të vërtetën në fytyrë. Me Mourinhon u rrita shumë në karakter dhe në mentalitet. Ai të ndihmon ta shohësh futbollin në një mënyrë tjetër dhe kjo e bën të lehtë të luash në nivele të larta”, u shpreh mbrojtësi kuqezi për mediat.