Sporti

Kulusevski arrin në Londër për të nënshkruar me Spurs

01/30/2022 20:04
nga:E K

Juventus dhe Tottenham kanë arritur marrëveshje për transferimin e Dejan Kulusevski.

Lojtari është parë në Londër, ku edhe pritet të kryejë testet mjekësore, shkruan GazetaBlic Sport.

Zyrtarizimi i transferimit të tij në Tottenham është çështje kohe.

“Kam kaluar kohë të bukur te Juventusi, shpresoj që një ditë të kthehem sërish”, tha Kulusevski në formë lamtumire për fansat e Juves.

/GazetaBlic Sport/