Reshjet e para të dëborës kanë nisur këtë të hënë në zonën e Kalimashit, në Kukës.
Temperaturat e ulëta kanë bërë që zona të mbulohet nga bora, duke krijuar pamje tipike dimërore në verilindje të Shqipërisë, shkruan Top Channel.
Me ardhjen e reshjeve të para, drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor këshillohen të kenë kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve atmosferike.


