Sporti

Kuka shprehet i pakënaqur me paraqitjet e Laurës dhe Akilit, i kritikon publikisht

09/23/2023 19:11
nga:E K

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e Laura Fazliut dhe Akil Gjakovës në Grand Slamin në Baku.

Ai madje edhe kritikoi xhudistët publikisht, përmes një postimi në “Facebook”.

Kuka tha se Akili e Laura bënë paraqitje të dobëta sot në Grand Slam, në Baku të Azerbajxhanit.

Të dy xhudistët, por edhe Loriana Kuka, sot garuan në këtë Grand Slam, por nuk ia dolën të fitonin medalje.

Nora Gjakova dje fitoi medaljen e artë, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën

Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam Baku!

Sot …

Loriana fitoj një ndeshje aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët!

Loriana provoj por smjaftoj,Akili njejtë si Laura luftoj dobët dhe pa asnjë ide.

Dje ishte ditë e shkelqyeshme e sot e zbehtë,pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laures.

Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot!

Shkojmë më tutje …

Kosova shteti ynë nga Baku kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Nores pas shumë kohësh”.