Sporti

Kuka publikon pamjet nga Golemi: Po bëhemi gati me xhudistet për Paris 2024

11/09/2021 14:50
nga:Lorik J

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka postuar një video nga stërvitjet që po bën me xhudistet Kelmendi, Gjakova, Krasniqi.

Kuka thekson se ka filluar të bëjë përgatitjet për xhudistet para Lojërave Olimpike të Parisit 2024, shkruan GazetaBlic Sport.

Xhudistet janë duke u përgatitur në kampion stërvitor në Golem të Shqipërisë, teksa aty po marrin pjesë edhe kampionet nga vende të ndryshme të botës.

Ja postimi i Kukës:

“Stërvitja e paradites Golem ??
Rrugëtimin drejt Paris 2024 e kemi nisur nga Kampi stërvitor në bazën tonë në Golem të ??!
Në stervitje intensive po marrin pjesë
tri kampionet tona Olimpike,por edhe Kampionja Botërore Kanadezja Climcait 57 kg,Italianja Odete Giufrida medaliste Olimpike,anglezja Giles medaliste Olimpike,ekipi medalist Olimpik i Izraelit,ekipet nga Slovenia,Çekia,Anglia,Italia,Turqia, Polonia dhe garues nga Shqipëria e Kosova!
Mirënjohje e veçantë për Labo Çapo dhe Federata Shqiptare e Judos si dhe njerëz nga Bashkia e Kavajes për mikëpritje dhe mundësimin e organizimit të këtij Kampi stërvitor”, shkruan Kuka.

/GazetaBlic Sport