Qendra Presidenciale Clinton, i ka publikuar disa fotografit të presidentit e Bill dhe në atë kohë të “Zonjës së parë” të ShBA-së Hillary Clinton, kur kishin vizituar fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pasi NATO i dha fund luftës në Kosovë.
Aty shihen të dy duke ju qëndruar afër familjeve kosovare në Stankovec pas përfundimit të luftës.
“Familja Klinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. President Bill Clinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre”, shkruan kjo qendër në rrjetin social X.
The Clinton family visited Kosovar children and families in June 1999, following the successful end of NATO’s mission to end the war in Kosovo. President @BillClinton committed the U.S. to helping the refugees rebuild their lives and communities. #WorldRefugeeDay #WithRefugees pic.twitter.com/RWZEBJVm5f
— Clinton Presidential Center (@ClintonCenter) June 20, 2024


