Lajme

“Kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm”, Haradinaj bën homazhe pranë arkivolit të Dacit

01/02/2026 11:58
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivolit të ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci.

Haradinaj homazhet i bëri me disa bashkëpartiakë dhe shkroi në librin e zisë për Dacin në Kuvendin e Kosovës.

“Lamtumira e fundit për Kryetarin, Nexhat Daci. Kujtimi i tij do të mbetet i përhershëm”, shkroi Haradinaj.