Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se sulmi i së premtes në Ibër-Lepenc pa dyshim se ishte terrorist.
Më pas, Shala ka komentuar mënyrën sesi institucionet e Kosovës i janë qasur situatës.
Shala tha se kryeministri përdori sulmin si preteks për t’i sulmuar të gjithë, përfshirë mediat.
“E përdori si pretekst që të sulmojë të gjithë, përfshirë mediat, të cilat pastaj u kuptua që edhe për rastin kishin raportuar me shumë saktësi dhe korreksi, atë punë e kanë. Pra, nuk kishte të bëjë me pjesën që kryeministri e sulmonte. Pastaj na dha disa mësime atdhetarie apo patriotizmi që dukeshin fantatastike, kur ke parasysh që kryeministri I Kosovës në vete është një apatrit, pra nuk e ka idenë çfarë janë ato”.
“Ai ishte një sulm terrorist, dëshmon në mënyrë eksplicite dhe brutale gjendjen e vërtetë në veri, sidomos kur ke parasysh rrëfimet e Qeverisë, pretendimet e shumicës në përgjithësi”, ka thënë Shala.