Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, sot kanë emëruar Inspektorin e ri të Përgjithshëm, Kujtim Shala.
Në njoftimin e bërë nga Presidenca e Kosovës, u tha se Shala deri më tani ka qenë i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje.
Por, burime të Gazeta Blic tregojnë se Kujtim Shala, tashmë Kryeinspektor në AKI, gjatë punës së tij në FSK ka pasur probleme, derisa është ndëshkuar në procedura disiplinore.
Burimet po ashtu tregojnë se Shala ka lidhje me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka pasur mbështetjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj për të ardhur në këtë post.
Emërimi i tij në AKI vjen pas dorëheqjes së Inspektorit të Përgjithshëm, Burim Ramadani./Gazeta Blic/
Osmani dhe Kurti emërojnë Inspektorin e ri të AKI-së


