Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, njëherit edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, thotë se qyteti i Prizrenit ka pas fatin ta ketë këtë qeveri.
Gashi në një intervistë për GazetaBlic, thotë se nuk ka fshat apo lagje të komunës së Prizrenit që aktualisht nuk është të paktën një projekt duke e realizuar.
“Ka shumë projekte që kemi punu si komunë, ideja jonë është që ta hapim sheshin shadervan edhe me hyrje dalje tjera në mënyrë që të krijojmë sa më shumë hapsira publike që qytetarët të kalojnë kohën e lirë. Ky projekt i ka fazat e veta, faza e parë ka përfundu tash është faza e dyte dhe kostoja e përgjithshme do të arrijë diku 3-4 milionë euro. Gjithashtu ne kemi përfundu edhe unazën e qytetit, rehabilitimin e ploltë të unazës së qytetit sepse ka qenë nevojë e domosdoshme që të ndërhyhet në infrastrukturë, në mënyrë që të pengoj parkingjet e vendosura ilegale nëpër torotuare në mënyrë që qytetarëve tuakrijoj qasjen, përfshirë edhe perosnat me nevoja të vecanta. Prizreni ka pas fatin me pas këtë qeveri e cila i ka adresu të gjitha problemet dhe kërkesat që i kemi pas ndërvite. Nuk ka fshat apo lagje të komunës se Prizrenit që aktualisht nuk është të paktën një projekt duke e realizu”, tha ai.
Ndër të tjera ai thotë se për herë të parë komuna e Prizrenit ndan rreth 2 milionë euro në sektorin e bujqësisë në mënyrë që ti ndihmojnë sa më shumë fermerëve.
“Tash kemi në radhë fillimin e renovimit të 100 objekteve publike, përfshirë shkollat, ambulancat është projekt që na ka ardh si mundësi e komunimikmit me beshin për shkak të një kredie të lehtë që e mkemi marrë. Për herë të parë komuna e Prizrenit ndan rreth 2 milionë në sektorin e bujqësisë, në mënyrë që ti ndihmojnë sa më shumë fermerëve, që janë në numër të madh në komunën tonë”, përfundoi ai.


