Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi, ka shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen masive që mori në Ortakoll, duke theksuar se kjo përkrahje është një reflektim i punës së mirë që ka bërë PDK-ja në Prizren, raporton GazetaBlic.
Gashi ka theksuar se ky mbështetje e fuqishme nga qytetarët e Ortakollit ka forcuar bindjen e tij për fitoren e 9 shkurtit. Ai ftoi qytetarët që të vazhdojnë të besojnë në PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të mirë, duke shtuar se kjo është një mundësi për të realizuar ndryshime të vërteta në vend.
“Shpërndaje për Kosovën që mundet ma mirë,” ka përfunduar Gashi, duke shprehur besimin se 9 shkurti do të sjellë fitoren për PDK-në dhe një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Kosovës.