Lajme

“Kujdes për personat e ndjeshëm”/ IKSHPK: Ajri sot në Prishtinë nuk është i shëndetshëm

03/04/2024 08:59
nga:G B

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftoi se ajri sot në Prishtinë nuk është i shëndetshëm.

Indeksi i cilësisë së ajrit është 88, bëhet e ditur në fotografinë e postuar nga ky institut në Facebook.

“Kujdes për personat e ndjeshëm!”, shkruan në njoftim.