Shkruan: Halil Matoshi
Kujdes me deklarata o të shkretë!
Kosova pa Perëndimin nuk munet me mbijetu!
1.
Viola von Cramon âsht politikane dhe përgjigjën në pyetjën se “kush dreqin i ka sjellë policët në veri” âsht dashtë me e kërku nga politikanët në Prishtinë, jo nga policët në detyrë.
Policët marrin urdhna nga Qeveria, por e tyne nuk âsht me u përgjigjë në pyetje të politikanëve.
Ata duhet me i refuzu polemikat në rrugë!
2.
Po shoh se shumë do shqiptarë në Kosovë janë çue peshë kundër BE-së e Von Cramon, kurse disa tjerë po festojnë me entuziazëm fitoren e Erdoganit në Turqi.
Zgjidhni kah doni me ia majtë?
Diktatura apo Demokracia?
Lindja â Perëndimi?
Vetëm mos thueni nesër se nuk e dijshim se përplasja me Perēndimin âsht strategjia e BIA-s serbiane dhe e Vučić-it.
3.
E di se shumë kosovarëve ju pëlqen shumë me sha dhe përdorin fjalë t’râna për Europën, nga ato që i ka thânë Fishta para nji shekulli e kusur dhe në rrethana kur Shqipnia mezi mâhej n’kâmë e Kosova as ândërr s’e ka pa pavarësinë kombëtare por kur në Kosovë shahet Europa, në Beograd BIA i fërkon duert për sukses!
P. S.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka mbēshtet fuqishëm Kosovën, veçmas në procesin e liberalizimit të vizave.