Fit&Sexy

Kujdes, këto 4 pozicione në seks mund të jenë edhe të rrezikshme

01/22/2023 07:34
nga:Gazeta Blic

Tashmë mund ta dini se çdo pozicion seksi është i rrezikshëm për sa kohë që nuk mbroheni. Megjithatë, ka edhe disa lloje të tjera rreziqesh që vijnë me pozicione të caktuara seksi.

Gruaja sipër

Sipas një studimi të publikuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, pozicioni i seksit që vë në rrezik penisin e shumicës së meshkujve është kur gruaja është sipër. Kjo ndodh sepse ndonjëherë, nuk ka lubrifikim të mjaftueshëm gjatë seksit, duke e bërë penetrimin e rrezikshëm. Forca e shtytjes gjithashtu mund të çojë në lëndim. Kur një grua është lart, ajo zakonisht kontrollon lëvizjen e saj me të gjithë peshën trupore, gjë që mund të jetë me rrezik për penisin e partnerit.

Misionari

Edhe pozicioni më “i mërzitshëm” mund të dëmtojë penisin e një mashkulli. Sipas një artikulli në NZ Herald, studiuesit brazilianë vunë në dukje se si 21% e frakturave të penisit ndodhnin gjatë një pozicioni të thjeshtë misionar, ku burri ishte sipër. Teksa ushtron forcë dhe shtyn, një burrë mund të dëmtojë pa dashje kockën e legenit.

Doggy style

Nëse ka depërtim të fortë në vendin e gabuar, seksi mund të jetë i dhimbshëm për gratë dhe të sjellë lëndime në vaginë ose anus.

Reverse cow girl

Edhe ky është një tjetër pozicion gjatë të cilit mund të dëmtoni penisin e partneri.