Lajme

Kufoma lihet në korridorin e spitalit në QKUK

09/04/2021 13:43
nga:M K

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është stërmbushur me persona të cilët janë të infektuar me Covid-19, ndërkohë që Kosova vazhdon të ketë shifra të frikshme të të vdekurve dhe të infektuarve me ketë virus.

Në një foto që ka siguruar gazeta “Epoka e re”, shihet një kufomë në korridorin e Klinikës së Otorinolaringologjisë.

“Kjo kufoma është lënë në korridorin e ORL-së sepse QKUK-ja është stërgnarkuar.

Të vdekurit nga Covidi-19 tanimë është problem që të sistemohen. Kjo kufomë është fotografuar të mërkurën në mëngjes në korridorin e ORL-së”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda QKUK-së.

Vetëm në ditën e djeshme janë raportuar 26 presona të vdekur dhe 1448 raste të reja me Covid, ndërkaq raste aktive janë 26.525.