Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj arrestimit të aktivistëve të kësaj partie, raporton GazetaBlic.
Kuçi postoi një video nga momenti i arrestimit, teksa thotë se dhuna e policëve ndaj aktivistëve nuk mungoi.
Ajo thotë se një polic e ka goditur në fytyrë edhe aktivistin, Korab Korça.
“Në videon me poshtë mund ta shihni dhunën që kjo polici ka përdorur ndaj aktivistëve të PSD-së. Një polic e goditi me grusht në fytyrë aktivistin Korab Korça!Shtetit policor po i pengon protestimi. Këta me gjithë aparatin shtetëror po përndjekin opozitën!”, shkruan Kuçi.


