Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka bërë një reagim pas raportimeve se prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim për shefin e saj, kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.
Ajo ka thënë se kjo kërkesë, flet qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në vend.
“Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur.Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë” shkruan Kuçi në Facebook.


