Lajme

Kuçi: Nuk pati bastisje në shtëpinë time, pata takim me Specialen vetëm për shkaqe pune

03/07/2024 11:15
nga:G B

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar raportimet se Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e tij.

Në një përgjigje për Dukagjinin, Kuçi ka thënë se është takuar me zyrtarë të Gjykatës Speciale vetëm për shkak të punës që bën dhe për shkak të angazhimeve që ka atje.

“Nuk ka pasur bastisje ne shtëpinë time. Jam takuar me zyrtarë të Speciales vetëm për shkak të punës që e bëj, për shkak të angazhimit që e kam në një rast atje”, ka deklaruar Kuçi.

Më herët pati raportime nga mediat se Specialja ka bastisur  shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ndërsa, Gjykata Speciale ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Në një përgjigje për Gazeta Blic kanë thënë se “po kryejnë operacione të vazhdueshme”.

Specialja deklarohet për bastisjet në shtëpitë e Hajredin Kuçit e Sylejman Selimit