Kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, raporton GazetaBlic.
Kuçi u thotë qytetarëve që mos të lejojnë të mbyllet votimi pa u dëgjuar zëri juaj.
Postimi i plotë:
Bashkqytetarë të dashtun !
Kanë mbetur vetëm edhe pak orë në mbylljen e votimit.
Faleminderit për qetësinë, maturinë dhe dinjitetin që keni treguar sot ashtu siç i ka hije Junikasit.
Ju ftoj që të shfrytëzoni momentet të orëve të fundit për të vendosur për të ardhmen e Junikut.
Mos lejoni që votimi të mbyllet pa u dëgjuar zëri juaj dilni dhe votoni për zhvillim, dinjitet dhe një Junik më të mirë!
Me respekt Agron Kuçi


