Sporti

Kuc konfirmon për ‘GazetaBlic’ ftesën nga kombëtarja e Malit të Zi

09/27/2023 20:15
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Malit të zi i ka dërguar ftesë zyrtare yllit të Ballkanit, Edvin Kuc.

Mesfushori do të grumbullohet për dy ndeshjet që do të zhvillohen në muajin tetor.

Këtë gjë e ka konfirmuar Kuc për ‘GazetaBlic Sport’, me mesfushorin që do të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet ndaj Libanit dhe Serbisë.

Kujtojmë se Edvin Kuc është futbollist i cili ka lindur në Tuz, por që sukseset më të mëdha i ka arritur tek Ballkani.

/GazetaBlic Sport/