Euro2024

Kualifikueset e Ligës së Kampionëve| Ballkani shihet si skuadër favorite ndaj Santa Coloma

07/09/2024 10:56
nga:Mergim Rreci

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani e fillon sot aventurën e këtij edicioni në Evropë.

Skuadra nga Suhareka do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, atje ku do të luajë në transfertë ndaj Santa Coloma, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet në Andorra la Vella dhe Ballkani synon që për herë të parë ta kalojë me sukses këtë raund garash.

Ka disa ndryshime dhe largime nga skuadra kosovare, por që do të jetë interesant të shihen edhe transferimet e fundit, për mënyrën se si do të debutojnë tek Ballkani.

Kompanitë e ndryshme të basteve e shohin si shumë favorite skuadrën kosovare për ndeshjen e sotme, duke i vendosur kuotë 1.42 për fitoren e mundshme, kurse fitorja e skaudrës kundërshtare vlerësohet me 5.50.

/GazetaBlic Sport/