Sporti

Kualifikimi i Ukrainës në “Euro 2024”, Zelensky: Faleminderit për këto emocione

03/27/2024 14:28
nga:Lorik J

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagoi i lumtur në lidhje me kualifikimin e kombëtares së Ukrainës në “Euro 2024”.

“Faleminderit djema! Faleminderit ekip për emocionet e rëndësishme që i dhatë të gjithëvendit, për fitoren e rëndësishme dhe për kualifikimin në Euro 2024.

Ju dëshmuat sërish, sa herë që ukrainasit përballen me vështirësi, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të luftojnë, ata fitojnë patjetër.

Në momentet kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, ne demonstrojmë çdo ditë se ukrainasit ekzistojnë dhe do të jetë atje. Ukraina është dhe do të jetë ! Faleminderit për fitoren ! Lavdi Ukrainës!”, shkruante Zelensky.