Lajme

“Ku po të dhem, a je avokat i Kurtit?”, “Ti je avokat i dreqit” / Matoshi përplaset keq me Gashin

05/21/2025 21:38
nga:G B

Një përplasje e fortë ka ndodhur në studion e emisionit “Politiko” mes komentatorëve politik, Halil Matoshi e Blerim Gashi.

Matoshi e Gashi debatuan ashpër mbi atë se a po e mban të uzurpuar Kurti karrigen e kryeministrit, pasi u betua si deputet.

“Je shumë i kalibrun për sulm me etiketa”, ka thënë Gashi.

“A pot dhimet ty, ku pot dhem, a je avokat i Albinit”, ka thënë Matoshi.

“Jo sa je ti avokat i dreqit në këtë rast”, tha Gashi.