Showtime

“Ku je nisë me këto provokime”, i thotë Stresi, Gresës

12/07/2022 23:01
nga:G B

Në shtëpinë unike dhe më të përfolur të momentit, atë të Big Brother VIP Kosova, banorët po vazhdojnë të shijojnë aventurën e tyre të porsanisur televizive.

Kësisoj, derisa Stresi po vazhdon me prerjen e flokëve të Andit, modelja Gresa ka ecur pranë tij e veshur me rroba banjo, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e yllit të hitit “Lambo”.

“Ku je nis kështu, me këto provokime nga del kështu?”, pyet Stresi, ndërsa Gresa i përgjigjet duke i thënë – “Provokime? Mos më kqyr”.

Mos mbase këto janë flirtimet e para mes dyshes?

Big Brother VIP Kosova ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.