Lajme

Ku janë more ato gratë e zellshme që e gozhduen Kastratin tash?

04/14/2021 01:56
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Ku janë more ato gratë e zellshme që e gozhduen Ardian Kastratin tash?

Nga shoqnia civile e nga politika?

Kundër hoxhës “së ndritun” Shefqet Krasniqi, që thotë se gruja e ka vendin n’kuzhinë e burri n’odë, (dmth grueja s’guxon me u perzi ne sferën e Res Publica-s) asni protestë, pos Vlora Çitakut, as Presidentja as gratë deputete e ministre pir as ato nga shoqnia civile nuk po e çojnë kryet me kundërshtu!?

Nuk po e çelin gojën!

Sëpaku jo deri tash!?

Athu kjo heshtje âsht e ndikueme nga vota që e marrin nga “xhemati” i Krasniqit!?

Krasniqi tha diçka fatale për barazinē gjinore, jo vetëm deklaratë që përkufizohet me misogjininë por ishte në thelb thirrje për shtypje të grave, shovenizëm klasik.

Sëpaku, ato gra që sulmuen profesor Kastratin, ato duhej të bërtisnin sonte!?

Hipokrizi.

Shoqni në masë të madhe hipokrite!

 

Shefqet Krasniqi: Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra