Kanë kaluar më shumë se 45 minuta dhe tifozët e qytetarët e Kosovës janë në pritje të njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës në lidhje me biletat e ndeshjes Kosovë – Burkina Faso.
Me 19 mars, Federata e Futbollit të Kosovës kishte njoftuar në Facebook dhe në webfaqen e tyre zyrtare se biletat për këtë ndeshje do të shiten online, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas FFK biletat për këtë ndeshje do të dilnin në shitje sot në ora 16:00, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim më të detajuar.
Madje faqja tiks.app nuk hapet fare. Dihet se në këtë faqe në të kaluarën janë shituar biletat e kombëtares tonë, kurse nga FFK nuk ka asnjë vendim apo qëndrim në lidhje me këtë temë deri në këto momente.
Normalisht, pritet që FFK të njoftojë tifozët pas pak, mirëpo ata nuk u njoftuan siç ishte paraparë, pra sot në orën 16:00. Kjo gjë të paktën nuk ndodhi në faqen zyrtare…
/GazetaBlic Sport
? | More than 40 minutes have passed, still no announcement by FFK about the tickets.https://t.co/0Mli3YGeO0 serves remains unavailable.#KOSBFA ???? pic.twitter.com/r2rXmFzGLb
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) March 21, 2022


