Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk ka bërë asnjë reagim ndërsa tensionet janë shtuar në dhe rreth Kuvendit të Kosovës.
Kurti gjatë ditës ka mbajtur fjalim gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Më pas, ai është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit.
Pas përfundimit të takimit, situata në Kuvend është tensionuar më tej.
Protestuesit kanë tentuar të pengojnë deputetët të largohen nga objekti, ndërsa Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës pas hedhjes së mjeteve piroteknike.


