Lajme

“Ku do mbytem unëëë”/ U digjet shtëpia, kryefamiljari qan me ngashërim krah gruas dhe dy fëmijëve të mitur

05/16/2022 10:52
nga:G B

Një banesë në Mbrostar në Fier është përfshirë nga flakët. Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në godinën thuajse të shkatërruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore, ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin. I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët, qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë. Familja jetonte duke mbledhur bidona.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:50, në Mbrostar Ura, në banesën e shtetasit A. M. ka rënë zjarr. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.