Esad Morina, trajneri shqiptar i cili aktualisht punon si drejtor teknik dhe trajner ne klubin FC Heat në Las Vegas sot ka vizituar klubin shqiptar, KFV Prishtina.
Brenda një viti në aktivitetet e FC Heat angazhohen deri në 6000 sportistë nga të gjitha gjenerarat e reja, shkruan GazetaBlic Sport.
Si trajner është shkolluar nga federata Angleze FA dhe ajo amerikane. Ai deri më sot ka stërvitur shumë lojtar që sot luajnë edhe për ekipe si LA Galaxy.
Ai përmes aktiviteteve të ndryshme synon që ta ngris cilësinë e futbollit edhe në vendin tonë.
Në kuadër të tyre, është edhe kjo master klasë me lojtaret dhe stafin e klubit më të ri të femrave në vend KFV Prishtina.
Ai sot ka vizituar KFV Prishtina, me ç’rast ka shikuar lojtaret në stërvitjet e zhvilluara sot.
/GazetaBlic Sport



