Sporti

Kthimi i Moratas në Bernabeu: “Shpresoj që të më fishkëllejnë”

11/04/2024 17:29
nga:E K

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata do të luajë nesër kundër ish-ekipit të tij.

“Nuk mendoj se gjërat kanë ndryshuar shumë, jam i vetëdijshëm për këtë dhe pres që të më fishkëllejnë e gjithçka”, tha Alvaro Morata, i cili është bërë i pazëvendësueshëm në sistemin e Fonseca-s pas largimit të tij nga Atletico këtë verë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Mendoj se do të jetë njësoj si kur u ktheva me Atletin”, vazhdoi ai.

Dueli i nesërm mes Real Madrid dhe Milan zhvillohet në Santiago Bernabeu nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/