Lajme

Kthimi i mërgimtarëve në vendet e punës- Mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova

01/02/2026 08:52
nga:Y I

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve tanë në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e sotëm, janë 80 minuta në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, kurse në pikat tjera kufitare pritjet janë ato të zakonshme, nga 3 deri në 5 minuta.

QKMK, ka bërë të ditur se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është e gjatë 600 metra, pritjet deri në 80 minuta, kurse te Dheu i Bardhë kolona është e gjatë 400 metra.

Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat tjera kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 3 deri në 5 minuta.