Lajme

Kthimi i Limajt në PDK? – Deliu Kodra: Nuk kam informacione, por do të garojmë me një listë triumfuese

12/03/2025 13:53
nga:Genita C

Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës deklaron se nuk ka informacione nëse do të ketë diçka të re sa i përket aderimit të Fatmir Limajt në PDK.

Ajo thekson se për atë do të informojë me saktësi kryetari i partisë.

Sipas saj, PDK synon të garojë me “një listë triumfuese” që përfshin profile të reja, besnike dhe ekspertë nga fusha të ndryshme.

“Nuk kam informacione nëse do të ketë diçka të re në këtë drejtim. Besoj që kryetari Hamza do të t’iu informojë me saktësi, por s’kam informacione për ato që po i shohim në media. Ne presim që këtë ta definojmë me përmbyllje të listës. PDK do të garojë me një listë triumfuese, me profile të reja dhe me profile që ndër vite i kanë qëndruar besnik PDK-së, por edhe me ekspert të fushave të ndryshme që do ta pasurojnë edhe më shumë vizionin tonë”, tha Deliu Kodra për GazetaBlic.