Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas kthimit të Ligjit për Pagat në pikën zero, për të cilën raportoi Gazeta Blic.
Në reagimin e lëshuar për media, kjo sindikatë është shprehur e shqetësuar.
“Mbesim me shpresë se Presidentja dhe Kryeministri do të marrin parasysh kërkesën tonë mediatike për takim!”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Policisē.
Reagimi i plotë:
Komunikatë për media!
Sindikata e Policisë është e shqetësuar me informatën nga mediat se Ligji mbi Pagat kthehet në pikën zero pa dhënë ndonjë arsye.
Prandaj Sindikata e Policisë së Kosovës, do të ftojmë një takim urgjent me Këshillin Drejtues të Sindikatës për hapa tjerë sindikal.
Po ashtu kërkojmë takim urgjent me Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.
Për momentin e krijuar,deri në hartimin,projektimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të pagave, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon që të gjithë pjestarëve të Policisë pa dalim t’ju shtohet në pagë shumë nga dyqind (200) euro. Kjo kërkesë është shumë modeste në krahasim me pagën që merr polici dhe rritjen enorme të çmimeve në vend.
Mbesim me shpresë se Presidentja dhe Kryeministri do të marrin parasysh kërkesën tonë mediatike për takim!
Sindikata e Policisë së Kosovës!


