Sporti

Kthesë dramatike, Salah pritet të transferohet në Turqi, por jo tek Besiktas

08/01/2026 16:24
nga:Mergim Rreci

Mohamed Salah mund ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Sipas mediave turke, sulmuesi egjiptian është në negociata të avancuara me Trabzonsporin dhe palët janë pranë arritjes së një marrëveshjeje, transmeton GazetaBlic Sport.

Salah, i cili është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin, ka në tavolinë një ofertë dyvjeçare. Raportohet se klubi turk i ka ofruar një pagë vjetore prej rreth 17 milionë eurosh.

Nëse transferimi zyrtarizohet, ardhja e Salahut do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e futbollit turk, por do të shkaktonte edhe polemika të mëdha, sepse ishte menduar se transferimi i tij tek Besiktas ishte punë e kryer.

/GazetaBlic Sport/