Një femër në Gjilan që ishte raportuar e zhdukur është kthyer në shtëpinë e saj.
Ajo ka deklaruar se ka qenë në shtëpinë e një personi i cili dyshohet se e ka dhunuar.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.
“Gjilan 09.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte qenë në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Tre të arrestuar për therjen e të riut që vdiq mbrëmë