Lajme

Kryqi i Kuq bën thirrje për veprim të menjëhershëm për sigurimin e shërbimeve mjekësore në Gaza

01/25/2024 15:34
nga:Sh R

Kërkohen “veprime konkrete” për të ruajtur shërbimet mjekësore “që shpëtojnë jetë” në Gazën e shkatërruar nga lufta, paralajmëron Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

KNKK thotë se vetëm dy spitale referimi po ofrojnë shërbime të avancuara mjekësore në Gaza, në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, shkruan CNN.

“Për afërsisht 2 milionë njerëz, Kompleksi Mjekësor Nasser dhe Spitali Evropian i Gazës (EGH) – të dyja të vendosura në jug të Rripit të Gazës – janë dy spitalet e vetme referuese që ofrojnë shërbime të avancuara kirurgjikale dhe urgjente mjekësore me kapacitete të mëdha shtrati. Por që nuk është e mjaftueshme për të plagosurit dhe të sëmurët aktualë në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, KNKK paralajmëroi se e ardhmja e Spitalit Nasser dhe një objekti të tretë, Spitali Al Amal, i operuar nga Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, mbetet në balancë ndërsa luftimet vazhdojnë në afërsi të tyre. Kreu i zyrës së KNKK-së në Gaza, William Schomberg tha se “ndikimi kumulativ në sistemin shëndetësor është shkatërrues”.