Lajme

Kryhet raundi i dytë i votimit për 2 gjyqtarët e Kushtetueses- Eliminohet nga gara edhe një kandidat, mbesin edhe katër

04/17/2026 19:04
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë ka votuar për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas raundit të dytë, nga gara është eliminuar Shpresa Emra, e cila kishte 12 vota.

Ndërsa vazhdojnë në rundin e tretë:

Zahir Qerkini – 42 vota

Flamur Mrasori – 43 vota

Emine Avdyli Pozhari – 63 vota

Jonida Xhafaj – 62 vota