Lajme

Kryeziu: Jemi në një periudhë kur nevojitet marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës për t’i dhënë vendit institucione funksionale

02/11/2026 23:09
nga:Sh R

Ismet Kryeziu nga KDI, thotë se jemi sërish në një periudhë kur nevojitet marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës për t’i dhënë vednit institucione funksionale, raporton GazetaBlic.

Ai tutje thotë se tani jemi në një një situatë e cila varet kryesisht nga qëndrimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti.

Postimi i plotë:

Tani, cilat do të jenë lëvizjet e kryeministrit Kurti.

Pra, Kurti do të përcaktojë nëse synon dhe për një mandat të vazhdojë të mbajë nën kontrollin e partisë së tij institucionet kryesore si legjislativin, ekzekutivin dhe presidencën, apo nëse do të krijojë momentum për një marrëveshje politike me opozitën dhe të shmangë zgjedhjet.

Jemi sërish në një periudhë kur nevojitet marrëveshje politike mes pushtetit dhe opozitës për t’i dhënë vendit institucione funksionale, sado pak balancë mes pushteteve, dhe shmangje të zgjedhjeve të parakohshme.

Jemi në një situatë e cila varet kryesisht nga qëndrimet dhe vendimet e kryeministrit Kurti.