Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se votimi për shkarkimin e kryetarëve të komunave në katër komuna në veri për momentin po shkon mirë, por se një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve kanë shfaqur interesim për të realizuar të drejtën e tyre.
“Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, materialet kanë qenë aty, gjithçka është e nevojshme për proces, por fatkeqësisht deri më tani nuk kemi pasur qytetarë të interesuar për të votuar. Një numër i vogël i njerëzve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre”, tha aipër Kosova Online.
Siç thotë ai, deri më tani nuk janë vërejtur ndonjë parregullsi, dhe e reja në këtë proces janë kamerat. Ai thekson gjithashtu se kutitë nuk janë në gjendje shumë të mirë dhe se ekziston frika se mos garantohet fshehtësia e votës.


