Lajme

Kryeziu: Veç Haradinaj ka qëndrim të qartë, Memli Krasniqi arsyeja pse po ka ngecje brenda PDK-së

09/22/2023 22:09
nga:G C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se është vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj që ka qëndrime të qarta për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryeziu në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur për qasjen e opozitës karshi problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova, teksa shton se LDK-ja me programin e saj mund të ketë rezultat vetëm brenda partisë.

“Përveç Ramush Haradinaj, i cili ka pasur qëndrime të qarta për për procesin zgjedhor në veri e për marrëveshjet, mendoj se PDK-ja dhe LDK-ja nuk kanë arritur që të japin mesazhin e qartë tek publiku për qëndrimet e tyre në raport me veriun.Konsideroj se Ramush Haradinaj ka një pozicion të qartë në këtë proces“, tha ai.

“Opozita ka arritur të koncetrohet në aktivitetin e vet, në këtë rast LDK-ja në hartimin e programeve, politikave e ideve. Pse ata janë sot në opozitë, është edhe për faktin e faktorit njeri, kjo rezistencë për të mos ndryshuar mendoj se nuk do të arrijnë ta marrin përkrahjen e qytetarëve dhe besimin e tyre. Në këtë segment janë duke qaluar partitë opozitare”, shtoi ai.

Kryeziu thotë se PDK-ja mund të ngecje brenda partisë, pasi sipas tij, kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi nuk është i duhuri për përfaqësimin e ktij subjekti politik.

“Programi i LDK-së është vlerë e mirë, por ne nuk jemi në vit zgjedhor dhe ato janë duke u përdoru për zgjedhjet e brendshme partiake .Partia Demokratike ende nuk është konsoliduar pas arrestimit të kryetarit të këtij subjekti politik, unë konsiderojë se me ndryshimet e liderit brenda një periudhe shumë të shkurtë kanë ndodhur ndryshme dhe fuqia e liderit brenda kësaj partie nuk është në nivelin e përfaqësimit më të mirë të mundshëm, kjo ndoshta edhe ngecë procesin e zhvillimit të brendshëm”, tha Kryeziu për Blic Interview.