Lajme

Kryeziu: Taksa 100% dhe targat nuk janë të krahasueshme, janë rrëfime të ndryshme

11/09/2022 18:10
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se taksa 100 për qind dhe targat nuk janë të krahasueshme dhe janë të ndryshme, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se taksa ka qenë veprim kundër shtetit të Serbisë, për dallim nga targat që prekin drejtpërdrejtë qytetarët serbë të Kosovës.

Sipas tij, raportet dhe reagimet nga aleatët tanë në këto dy situata janë të ndryshme.

Postimi i tij i plotë:

Taksa 100% dhe targat nuk janë të krahasueshme. Besoj unë, janë dy rrëfime dhe zhvillime të ndryshme.

Taksa 100% ishte një veprim kundër shtetit të Serbisë, për dallim nga vendimi për targat që prek drejtpërdrejtë qytetarët serbë të Kosovës.

Për më tepër taksa 100% ka prekur të gjithë qytetarët dhe bizneset Kosovare pa dallim etnie. Të gjithë ata që kanë konsumuar dhe tregtuar mallra serbe. Për rrjedhojë, raportet dhe reagimet nga aleatët tanë në këto dy situata janë të ndryshme.