Lajme

Kryeziu: Statuti i Asociacionit, shumë zhurmë për asgjë!?

06/06/2024 18:21
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se qeveria po bën lojë politikë dhe elektorale, duke mos e dërguar për interpretim në Kushtetuese draft statutin e Asociacionit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e pranon këtë statut të asociacionit si valid e në harmoni me kushtetutën, kjo do të mbetet përgjegjësi e gjykatës dhe jo e politikës.

Ai ka shtuar se më shumë beson në pavarësinë dhe korrektësinë e Kushtetueses, se në interpretimin politik të qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Statuti i Asociacionit, shumë zhurmë për asgjë!?

Refuzimi i qeverisë për të kërkuar interpretimin e Gjykatës Kushtetuese mbi statutin e asociacionit është mungesë besimi në gjykatë ose lojë politike elektorale e qeverisë. Të njëjtën lojë të cilën po e bën edhe opozita.

Përndryshe nëse Gjykata Kushtetuese e pranon këtë statut të asociacionit si valid e në harmoni me kushtetutën, kjo do të mbetet përgjegjësi e gjykatës dhe jo e politikës.

Unë më shumë besoj në pavarësinë dhe korrektësinë e Gjykatës Kushtetuese, se sa në një interpretim politik të kësaj qeverie apo secilës qeveri politike.