Lajme

Kryeziu: S’mund të kërkosh votat e opozitës pa marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim, është arrogancë politike!

04/23/2025 12:23
nga:Y I

Kryetari ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reguar pas dështimit të seancës ku edhe sot nuk u arrit të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Kryeziu tha se ‘posti i Kryetarit të Kuvendit nuk është as teknik, as neutral, është një pozitë politike me peshë të madhe dhe përgjegjësi të qarta brenda funksionimit parlamentar’.

Ai theksoi se historikisht zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit ka qenë rezultat i marrëveshjeve politike mes koalicioneve qeverisëse.

Tutje i njëjti potencoi se ‘nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim’

“Nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim, vetëm pse nuk ta voton kandidatin e propozuar nga ju. Kjo nuk është as përgjegjësi politike, e as kulturë demokratike, është arrogancë politike dhe injorim i rolit që ka opozita në një sistem parlamentar” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Posti i Kryetarit të Kuvendit nuk është as teknik, as neutral, është një pozitë politike me peshë të madhe dhe përgjegjësi të qarta brenda funksionimit parlamentar.

Historikisht, zgjedhja e Kryetarit ka qenë gjithmonë rezultat i marrëveshjeve politike mes koalicioneve qeverisëse, i shumicës parlamentare, jo një vendim apo imponim i një anshëm.

Nuk mund të kërkosh votat e opozitës pa asnjë marrëveshje, e pastaj ta akuzosh për bllokim, vetëm pse nuk ta voton kandidatin e propozuar nga ju. Kjo nuk është as përgjegjësi politike, e as kulturë demokratike, është arrogancë politike dhe injorim i rolit që ka opozita në një sistem parlamentar.

Sa i përket argumenteve si “kush ka marrë më shumë vota nga qytetarët” apo “kush është kandidati dhe çka përfaqëson”, janë pa asnjë peshë në këtë fazë. Vota për Kryetarin e Kuvendit është përgjegjësi e deputetëve dhe varet nga marrëveshjet politike që sigurojnë shumicën, jo nga retorika publike.