Drejtori ekezkutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e ka bërë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare.
Ai thotë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.
Kryeziu deklaron se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare.
“Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare, paska organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani. Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore.Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit” shkruan Kryeziu raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.
Konsullata e Kosovës në Shtutgart, në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare, paska organizuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Gjermani. Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore.
Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit.
Ka po shkon ky vend me ambasadorë e konsuj që nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre?


