Lajme

Kryeziu: S’di njeriu se si me i bindë se marrëveshja e propozuar është kompromis i dhimbshëm për Kosovën

02/24/2023 19:24
nga:Y I

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në raport me dialogun.

Kryeziu në shkrimin e tij ka ironizuar duke thënë se lideri ndryshoi, ndryshuan opinionet, analizat, politika dhe dashuria për asocacionin.

Ai tutje potencon se nuk di se me i bindë(udhëheqësit) se marrëveshja e prozuar është kompromis i dhimbshëm për Kosovën.

“S’di njeriu tani se si me i bindë se kjo marrëveshje nuk është aq e mirë sa për tu dashuruar në të?! Është kompromis i dhimbshëm për Kosovën. Kjo do të jetë marrëveshja për të cilën sa ka faj ish pushteti i asaj kohe, shumë më shumë ka përgjegjësi pushteti aktual e opozita e gjerë atëherë” shkruan Kryeziu raporton Gazeta Blic.

Tutje Kryeziu tha se ishte krijuar një narracion për tradhti e udhëheqës të shantazhuar sa lufta për pushtet pati shkuar deri në përplasje civile.

“Më vjen keq për shumë njerëz se si u manipuluan, manipuluan dhe pësuan metamorfozë në këto situata të kësaj dekade”

Reagimi i plotë: