Lajme

Kryeziu: Rrahman Jashari po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti!

09/05/2022 15:29
nga:Y I

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas tentim-sulmit që i është bërë ditën e sotme kryetarit të SBASHK, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta Blic.

Kryeziu thotë se Rrahman Jasharaj po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, e sulmeve fizike.

Ai tutje thekson se sot prindërit do të duhet të ishin në përkrahje të të drejtave të arsimtarëve e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.

“Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive. Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve” shkruan Kryeziu në Facebook.

Postimi i plotë:

Rrahman Jashari po bëhet emblema e të drejtave të punëtorëve që nuk i nënshtrohen një pushteti, linçimi, kërcënimi, e sulmeve fizike.

Sindikatat nuk janë parti politike, por organizim për të drejtat e puntorëve.

Prindërit, sot do duhej të ishin në përkrahje të drejtave për arsimtarët, e jo instrument pushteti për të ushtruar dhunë ndaj grevistëve.

Demokracia kosovare nuk është vetëm demokraci zgjedhore, por dhe pjesëmarrje e qytetari aktive.

Për këtë është shumë më përpara se shtetet e rajonit. Vetëm me aktivizim qytetar për të drejtat tona, ne mund t’i edukojmë autoritetet që të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ekskluzive|| Lëviz Prokuroria, nis hetim për rastin e tentim sulmit ndaj Rrahman Jasharajt