Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se për miratimin e ligjit për financimin e subjekteve politike kanë meritë të gjitha partitë, shoqëria civile e akterët ndërkombëtarë, raporton Gazeta Blic.
Por, ai thotë se tol të veçantë ka ish kryeministri Ramush Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Një demokraci e konsoliduar që buron nga zgjedhje të ndershme, varet nga çelja e kuletave të subjekteve politike. Ky ligj do t’i çelë kuletat e partive.
Miratimi i ligjit për financimin e subjekteve ka një meritë të të gjitha subjekteve politike, shoqërisë civile e akterëve ndërkombëtarë. Por, një rol të veçantë do t’ja atribuoja ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili mori pëlqimin nga komisioni i Venecias, por më pastaj në dakordim me shoqërinë civile e tërhoqi ligjin nga kuvendi, për shkak të çorodijeve që ju bë ligjit në komisionet parlamentare.


