Lajme

Kryeziu: Qeveria të marrë me seriozitet deklaratat e Escobarit për themelimin e Asociacionit, ndryshe do të largohemi nga veriu

12/15/2022 16:29
nga:Genita C

“Nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do ta bëjmë ne”, ishte një ndër deklaratat e Escobarit që sipas kreut të KDI-së, Ismet Kryeziu nuk po merren seriozisht, raporton GazetaBlic.

Në një postim në “Facebook”, Kryeziu thotë se nëse qeveria dhe partitë politike nuk marrin pergjegjesi për formimin e asosacionit bazuar në interpretimet e gjykatës kushtetuese, ne mund të kemi një situatë në terren e cila dhe më shumë do të na largojë nga veriu dhe ushtrimi i sovranitetit në atë pjesë të Kosovës.

“Deklaratën e Eskobarit përveç alternativës për qeverinë, e lexojë si alternativë dhe për të gjitha partitë politike parlamentare. Situatë të cilën komuniteti Serb mund ta shpallë asosacionin në mënyrë të një anshme dhe të përkrahur më pastaj nga bashkësia ndërkombëtare”, shkroi Kryeziu.

Shkrimi i plotë:

Deklarata e Eskobarit për Assacionin po duket që po neglizhohen nga qeveria dhe janë shëndrruar në batutë e fyerje, në vend se të merren shumë seriozisht.

Nëse qeveria dhe partitë politike nuk marrin pergjegjesi për formimin e asosacionit bazuar në interpretimet e gjykatës kushtetuese, ne mund të kemi një situatë në terren e cila dhe më shumë do të na largojë nga veriu dhe ushtrimi i sovranitetit në atë pjesë të Kosovës.

Deklaratën e Eskobarit përveç alternativës për qeverinë, e lexojë si alternativë dhe për të gjitha partitë politike parlamentare. Situatë të cilën komuniteti Serb mund ta shpallë asosacionin në mënyrë të një anshme dhe të përkrahur më pastaj nga bashkësia ndërkombëtare.

Eshtë përgjegjësi serioze e qeverisë dhe subjekteve politike që të ushtrojnë përgjegjësitë për cka janë të zgjedhur, dhe mos ta sjellin Kosovën në një situatë të krahasueshme me Serbinë.