Lajme

Kryeziu: Pika shtatë e planit evropian është jashtëzakonisht shqetësuese

2 vite më parë
nga:Astrit Gashi

Laura Kryeziu, analiste politike, ka thënë se pika e shtatë e planit franko-gjerman është jashtëzakonisht shqetësuese.

“Është hera e parë që e shohim pikën shtatë në këtë formulim, e cila është jashtëzakonisht shqetësuese sidomos kur nënvizohet vetë menaxhimi dhe një linjë direkte e financimit me Serbinë”, ka thënë Kryeziu në Rubikon.

Kryeziu tha se delegacioni i Kosovës ua ka borxh qytetarëve t’u shpjegohet se çfarë ndërlidhje ka Asociacioni me pikën shtatë të planit evropian.

Ajo shtoi se ka shumë paqartësi në lidhje me këtë marrëveshje.